Rrugëtimi i krijuesve të rinj në teatër u kurorëzua mbrëmjen e të martës me katër çmimet kryesore aktori, aktorja, regjia dhe shfaqja më e mirë.

 

Juria në këtë edicion të parë vlerësoi Urim Aliajn si aktorin më të mirë, ndërsa Algiona Aga rrëmbeu mes shumë artisteve çmimin e aktores më të mirë.

 

Nga 14 shfaqje që u interpretuan përpara publikut kryeqytetas, edhe në qytete të tjera të vendit, shfaqja më e mirë u zgjodh “Kjo Rinia Jonë”. Vepra me një mesazh të fortë që prek përplasjet e adoleshencës me pjekurinë dhe zbërthen përballjen me të kaluarën, mori jo vetëm duartrokitjet e sallës, por edhe votat e jurisë.

 

SILVIO GOSKOVA

REGJISOR I VEPRES “KJO RINIA JONË”

“Që në fillim këtë nismë e kam marrë më shumë si një mundësi për të dhënë një mesazh më shumë sesa të bësh disa shfaqe të bukura dhe mendoj se e bëmë. Dua të them që bravo na qoftë që e çuam deri në fund.”

 

Më kërkesën që në edicionet e ardhshme të këtij festivali regjisorët të venë në skenë vepra, të cilat kanë në qendër figurën e vajzës, çmimin si regjia më e mirë e mori Ina Morinaj.

 

Ky sezon artistik i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” iu dedikua artistëve të rinj që kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së tyre në skenën teatrore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re