Në mes 82 nënshkrimeve të dorëzuara, juria e konkursit ‘Libri I Karantinës’ ka përzgjedhur 3 autorët frituesë. Juria e konkursit ka vlerësuar tematikat e sjella në konkurs, si dhe nivelin artstik që tejkaluar moshën e re të konkuruesve.

‘Libri i Karantinës’,konkursi që priti në gjirin e tij 82 dorëshkrime anonime ka finalizuar tre autorët fitues. Dita e ceremonisë së ndarjes së cmimeve përkon me një ngjarje të trishtë të 44 viteve më parë, ku diktatura komuniste vrau dy poetë në Librazhd, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, siombolikën e të cilës e përcolli në ceremoni një nga autoret fitues, i riu nga Librazhdi, Ervin Nezha.

Përvec tregimeve të Ervin Nezhës , janë vlerësur si fitues she Vera Bekteshi me veprën grupi bella ciao  si dhe autori tjetër fitues nga Kosova Lum Gashi me rimanin Iliri. Ne 82 dorëshkrimet ajo cfarë ka spikatur nga ana e jurisë, ka qënë tematika e dramava social politike, familajre pao individuale,  dhuna në familje, romanet që krijojnë shamngie  apo ato filozofike, si dhe rëfimi i ndërlidhur me dialogun. Anëtarët e jurisë kanë vlerësuar nivelin artisitke të konkuresve që ka tejklauar moshën e tyre të re.

Për drejtuesen e QKLL Alda Bardhyli, do të ketë vijimësi të të formateve të tilla që kanë si qëllim nxitjen e sghkrimit shqip.

Gjatë ceremonisë ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti si dhe emra të njohur të letrave shqipe që bënë ndarjen e cmimeve dhe vlerësimeve për autorët fitues të Librit të Karantinës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re