Shpërndarja e kartave te studentit po vazhdon dhe procesin në universitetin e Arteve e ka ndjekur nga afër edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

“Deri tani i kemi kaluar mbi 4 mijë karta të regjistruara, falë studentëve që janë duke punuar part-time për të ndihmuar studentë të tjerë të pajisen me kartë. Para se të shkëputemi për pushimet e verës do të ezaurojmë të gjithë dhënien e kartave dhe më pas, kush mbetet a vjen në vjeshtë, do të kemi zyra qendrore, për shembull te Sheshi “Nënë Tereza”, pak a shumë siç funksionojmë me kartat e identitetit apo pasaportat; të gjithë do të kenë mundësi të marrin kartat e tyre”

Veliaj bëri të ditur se pasi të pajisen të gjithë studentët me karta, do bëhet edhe porositja e aboneve të udhëtimit me autobusët urbanë në Tiranë.

“Duke qenë se tani studentet janë më të informuar për kartën, pasi të kemi të gjitha kartat e shpërndara dhe të shohim se sa është realisht kërkesa, atëherë do të parablejmë abonetë për Bashkinë e Tiranës nga Ministria e Financës, e cila është pronarja e letrave me vlerë”,

Që nga nisja e procesit janë mijëra studentë që përmes kartës, po përfitojnë shërbime të ndryshme me kosto të ulët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re