Manjati i medias dhe miliarderi Rupert Murdoch, 92 vjeç, e ndërpreu fejesën me Ann Lesley Smith, 66 vjeçe, vetëm dy javë pasi njoftoi se po planifikonte të martohej për herë të pestë.

Në mars, Murdoch i propozoi ish-teknikes dentare me një unazë diamanti 11 karatësh me vlerë rreth 2 milionë funte dhe kur shpalli fejesën ai ishte i bindur se do të ishte martesa e tij e fundit.

Çifti planifikoi të martohej në verë, por tani papritur morën një vendim të përbashkët për t’i dhënë fund fejesës.

“Ata folën dhe ranë dakord që ishte më mirë që të dy të ndaheshin”, tha një mik i çiftit për Daily Mail, i cili gjithashtu zbuloi se Smith nuk mund të përballonte vëmendjen e medias.

“Ai është i vetëdijshëm se do të jetë përgjithmonë në sy të publikut dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë”, shtoi ai.

Një tjetër burim ka treguar se manjati mediatik ka ende ndjenja për ish të fejuarën e tij.

“Ai e admiron atë, e respekton dhe mendon se ajo është një grua e shkëlqyer. Atij i pëlqen që ajo është kaq e qetë dhe e fortë dhe që ajo ndan bindjet e tij fetare,” tha ai.

Murdoch dhe Smith u takuan shtatorin e kaluar në vreshtin e tij Moraga në Bel Air, Kaliforni, kur ajo mbërriti në një event që po mbahej atje.

Smith e përshkroi marrëdhënien e saj me Murdoch si “një dhuratë nga Zoti”.

“Unë kam qenë e ve për 14 vjet. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen. Ai punoi për gazetat lokale, zhvilloi stacione radioje dhe televizive dhe ndihmoi në promovimin e Univision,” tha ajo, duke shtuar se po priste kohën e duhur për të fejuarhet sërish, pasi ka qenë e martuar dy herë më parë.

Murdoch ka gjashtë fëmijë nga martesat e tij të mëparshme: vajzën Prudence MacLeod me gruan e tij të parë Patricia Booker, vajzën Elisabeth dhe djemtë Lachlan dhe James me gruan e tij të dytë Anna Mann dhe vajzat Grace dhe Chloe me gruan e tij të tretë Wendi Deng.

Murdoch dhe gruaja e tij e katërt, ish-supermodelja Jerry Hall, nuk patën fëmijë gjatë martesës së tyre gjashtëvjeçare, e cila përfundoi vitin e kaluar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re