Është ndarë nga jeta këtë të mërkurë vajza 10-vjeçare e familjes Preka, pas aksidentit tragjik që ndodhi ne aksin Shkodër-Velipoje.
 
Prej ditësh e mitura ndodhej në gjendje kome në Spitalin e Shkodrës. Ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja fatale e 18 shkurtit.
 
Ndërkohë në gjendje të rëndë vazhdon te jete nene e saj, 36 vjeçarja Evisa Preka. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur  kryefamiljari Edmond Preka dhe dy fëmijët e tij djali 9-muajsh dhe vajza 5 vjeçe humben jetën menjëherë nga përplasja, ndërsa fëmija tjetër dhe bashkëshortja përfunduan ne spital.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re