Është ndarë nga kjo botë në moshën 85 vjeçare boksieri dhe komentatori i njohur sportiv Ahmet Golemi.

Lajmin e trishtë e përcolli i biri i Golemit, përmes rrjetit social.

“Miq dhe dashamirës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”.

Ahmet Golemi u shpall 5 herë kampion në Shqipëri dhe mbahet mend nga të gjithë shqiptarët si komentatori më i mirë i boksit në vend.

Në vitin ’79 ai u dënua nga regjimi i kohës me 5 vite burgim, sepse festoi fitoren e Muhammed Ali-së në ndeshjen e këtij të fundit me George Foreman në vitin 1974.

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, boksieri dhe komentatori i njohur i boksit, Ahmet Golemi.

Ahmet Golemi është merituar me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe do të mbahet mend për zërin e tij kumbues në komentimin e ndeshjeve të boksit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re