Ndahet nga jeta aktori i njohur John Callahan, i cili u godit fatalisht nga një hemorragji cerebrale në kokë, në moshën 66-vjeçare.

Aktori fitoi famë të gjerë për shkak të roleve të tij të suksesshme në soap operat, si Santa Barbara, Lugina e Pines, Spitali i Përgjithshëm, Falcon Crest dhe Ditët e jetës tonë.

Lajmi i hidhur u bë publik nga e shoqja, njëherësh nëna e vajzës së tij Kaya.

Ai ndodhej në Palm Springs, California, aty ku gjeti vdekjen mëngjesin e 28 marsit, teksa ndodhej në shtëpi.

Uroj që fluturimi i engjëjve të të lejoj të pushosh, shoku im i shtrenjtë. Personaliteti yt i madh, më i madh se vetë jeta, do të lërë një zbrazëti që s’do mbushet kurrë në zemrat tona, përgjithmonë. Jemi të shkatërruar miku im i mirë, shok dhe baba i dashur i Kaya. Ajo e qeshura me forcë, ato përqafime prej ariu, batutat shpotitëse dhe aftësia për të dëgjuar çdo këngë do na mungojë. Fanatiku i madh i Beatles. Kaya dhe unë jemi të shkatërruara dhe nuk e besojmë dot atë që ka ndodhur. Ti ke shkruar homazhet më të mira dhe unë nuk arrij që të shkruar asgjë të mrekullueshme për ty, në këtë moment. Shpresoj që parajsa të ketë bejsboll dhe aty skuadra jote të fitojë gjithmonë! Yankees humbën tifozin e tyre më të madh”, shkroi gruaja e Callahan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re