Arti shqiptar në zi! Aktori i Teatrit të Durrësit, Josif Koci është ndarë nga jeta këtë të martë. Lajmi i hidhur konfirmohet me një reagim zyrtar në rrjetin social nga vetë Teatri “Aleksandër Moisiu”.

 

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve”-thuhet në njoftim.

 

E fundit dalje në skenë ka qenë me komedinë e Cajupit 14 vjec dhëndërr në Teatër (jo filmi) me regjizor të madhin Birce Hasko. Josif Koci ka luajtur ne rolin e Vangjelit, që në film është luajtur nga i madhi Robert Ndrenika.

 

Josif Koci ka interpretuar edhe ne disa filma si; “Deshmoret e monumenteve” (1980); “Rrethimi i vogel” (1986); “Vitet e pritjes” (1990).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re