Ndahet nga jeta aktori i Kosovës, Adem Mikullovci. Ai lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë dhe bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ).

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjes”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Krijimtaria – Filmografia

Proka (1984)-aktrim

Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim

Era dhe Lisi (1979)-aktrim

Sulmi i kuq (1974)-aktrim

Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim

Vakti e han kashten I (2009)-aktrim

Crveni udar (1974)-aktrim

TV produksioni

Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial humoristik)-aktrim

Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim

Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim

Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim

Qesh e ngjesh (1982)(humor)

Gëzuar viti i ri (1976)

Burleska(komedi).

Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.

Videoproduksioni

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët

Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit

Kur do të kthehet Remziu

Katunar e shehërli

Mëhalla jonë

Qëndresa

Sadri Llapjani

Të gjithë me ne, (2000)

Mësuesi

Një pallto për babain tim në burg

Një buqet buzëqeshje

Të gjithë me ne, (2000)

Karriera politike

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re