Ka nderruar jetë në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur Shpresa Bërdëllima. Aktorja shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00. Sot u shua nje yll. Fjalet na mungojne dhe shpirti na eshte djegur, prehu ne paqe artistja jone e dashur dhe e buzeqeshur ,mikja jone e shtrenjte.

 

Shpresa Bërdëllima Lindi në Tiranë, më 11 Prill 1959. U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe” ne vitin 1978 nga Gezim Erebara ku ka interpretuar me sukses disa role si tek filmi “Pertej mureve te gurta” (1979), “Era e ngrohte e thellesive” (1982), “Te shoh ne sy” (1985), “Kur ndahesh nga shoket” (1986), “Kur hapen dyert e jetes” (1986), “Nje vit i gjate” (1987), “Hetimi Vazhdon” (1987), “Shpresa” (1988), “Flutura ne gabinen time” (1988) dhe “Mirela” (1990).

 

Shpresa Bërdëllima ishte padyshim një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Duke pasur një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjere shqiptar prej te cilit ajo ka ditur te fitoje zemrat e tyre, jo vetem nga aftesia aktoriale por edhe nga natyra e saj spontane dhe me një elegancë të pashoqë.

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re