Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në moshën 87-vjeçare në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata në SHBA. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një staturë historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re