Këngëtari i këngës popullore beratase, Dhimitër Dushi, është ndarë nga jeta.

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Demo njofton me keqardhje ndarjen nga jeta të artistit Dhimitër Dushi.

“Berati u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit Dhimitër Dushi.

Përveç kontributit si mësues, Dhimitër Dushi do të mbahet mend edhe si kultivues dhe trashëgues i vlerave qytetare përmes këngës popullore beratase. Të prehet në paqe!”, shkruan Demo në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko