Skip to content

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Elda Hotit/ Deputetja: Do të na mungosh gjithë jetën

elda

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e madhe të humbjes.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan Hoti, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi familjare.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ladi Ndojës ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për deputeten dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.