Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë. 

Zoti Kopliku në profesion inxhinier elektronik, vdiq nga COVID 19. Gjendja e tij u rëndua ditët e fundit por mjerisht askush nuk mund ta ndal ikjen e tij.

Gazeta e cila e ka pasur një bashkëpunëtor të rëndësishëm dhe të nderuar i shpreh ngushëllime familjes së tij.

Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të forte politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re