Pas ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Fatos Baxhuku një tjetër emër I gazetarisë ka mbyllur sytë përgjithmonë.

 

Gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur këtë të mërkurë në moshën 70 vjeçare.

 

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

 

Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.

 

Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re