Skip to content

Ndahet nga jeta gazetari Myftar Gjana, ish-dhjetorist dhe demokrat i orëve të para

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish gazetari dhe diplomati Myftar Nuhi Gjana.

Si një ish dhjetorist, Myftari ishte një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 91′.

Myftar Gjana njihej si një demokrat i orëve të para dhe aktiv në krijimin e Partisë Demokratike në rrethin e Kukësit.

Gjana ka botuar edhe disa vëllime me poezi si dhe ka përkthyer vepra të kolosëve si Eric Fromm, Hannah Arendt, Oscar Wilde apo Samuel Huntigton.