Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare në Kosovë, Shahindere Bërlajolli-Stafaj.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i këngëtares, muzikanti Ardit Stafa përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se nëna etij ka ndërruar jetë pas mesnate.

Bërlajolli do të mbahet mend për karrierën e saj të gjatë e të suksesshme muzikore të nisur në moshë fare të re, kur ishte 13 vjeçe.

Ajo u shpall fituese pesë herë në festivalin më prestigjioz të asaj kohe “Akordet e Kosovës” prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e që mbahen mend e sot e kësaj dite: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “O bylbyl me pika-pika”, “Hajde dalim moj goce”.

Artistja numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Gjatë karrierës së saj 55 vjeçare “Zonja Bërlajolli përfaqësoi vendin edhe jashtë dhe duke sjellë çmimet më artistike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re