Prezantuesi legjendar Regis Philbin ka ndërruar jetë ditën e premte (24 korrik) në moshën 88 vjeçare.

Në deklaratën e familjes së tij dërguar CNN, thuhet:

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se i dashuri ynë Regis Philbin ndërroi jetë, natën e kaluar për shkaqe natyrale, pranë ditëlindjes së tij të 89-të. Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të, për ngrohtësine e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për ta kthyer çdo ditë, në diçka për të cilën ja vlente të bisedoje. Falenderojmë fansat dhe admiruesit e tij për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare dhe kërkojmë privatësi për të vajtuar humbjen e tij.

Philbin ka qenë prezantues i një sërë emisionesh televizive, mes tyre dhe “Who wants to be a millionaire”. Ai është nominuar për 37 çmime “Daytime Emmy”, prej të cilave fitoi 6, ndërsa në vitin 2008, mori çmimin ”Lifetime Achievement”. Philbin mban rekordin botëror, si prezantuesi me më shumë orë në televizionet amerikane, sipas Guiness World Records, më shumë se 16.700 orë live.

Një dekadë më parë, teksa intervistonte Kara DioGuardi, muzikanten shqiptaro-amerikane, Philbin foli për origjinën e tij në emision.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re