Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Faber.Faber ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e së dielës.Ish deputeti Faber ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist. Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës,
Ish-ministri i Financave Arbe Malaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Faber.“Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përherë i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharruar! U prehtë në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan Malaj.
