Skip to content

Ndahet nga jeta kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori

Vdes ne mënyrë te papritur ndoshta ne gjumë për shkak te një pushimi te zemrës kapiteni i skuadrës se Fiorentines Davide Astori. Mbrojtësi 31-vjeçar është gjetur i pajete ne dhomën e tij te hotelit ne Udine aty ku skuadra Viola ishte grumbulluar ne prag te sfidës se orës 15:00 përballë Udinezes vendase.
 
14 here lojtar i kombëtares Azure Astori kishte festuar 31 vjetorin ne muajin janar dhe asnjëherë nuk kishte shfaqur shqetësime sidomos ne lidhje me zemrën. I dale nga radhët e akademisë se Milanit, Astori nuk luajti asnjëherë për skuadrën e pare te kuqezinjve por u dha borxh ne kategori me te ulëta.
 
Ne sezonin 2007-2008 u ble nga Kaljari ku luajti për 8 vjet duke zbritur 174 here ne fushe dhe duke shënuar 3 gola. Me Kaljarin ai fitoi edhe fanellën Azure te kombëtares ne te cilën u grumbullua prej vitit 2011 deri vitin qe shkoi. Me fanellën e kombëtares Astori u aktivizua 14 here dhe shënoi një gol te vetëm kundër Uruguait ne kupën e konfederatave kur Italia fitoi vendin e trete.
 
Ne vitin 2014 Kaljari e huazoi te Roma me te cilën luajti 24 takime dhe shënoi një gol përpara se te kaloje për nje vit huazim te Fiorentina dhe te blihet plotësisht ne vitin 2016  nga klubi Viola.
 
Për Fitorentinen arriti te luaje 78 ndeshje dhe te shënojë 3 gola. Si rrjedhoje e vdekjes se kapitenit te Fiorentines fillimisht u anulua sfida Udineze Fiorentina dhe me pas edhe ajo mes Xhenoas dhe Kaljarit pasi futbollistet Sarde kërkuan te nderojnë ish-kolegun e tyre. Liga Italiane ne mesditën e se dielës njoftoi zyrtarisht shtyrjen e te gjitha takimeve te parashikuara te luhen gjate ditës deri ne mbrëmje për te nderuar 31-vjeçarin e ndare nga jeta krejt papritur. Astori la pas bashkëshorten Franceska dhe vajzën Vitoria 2 vjeç.