Kolonel Rustem Peçi është ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi ka qenë në një gjendje të rënduar shëndetësore prej disa kohësh. Rustem Peçi ka qenë kryetar i organizatës KOmbëtare të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe gjithashtu gëzonte statusin e veteranit të luftës.

Ky lajm është bërë i ditur në rrjetin social ‘facebook’ nga Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe familjarët të cilët kanë organizuar edhe homazhet në nder të tij që do të mbahen ditën e sotme nga ora 14:00-15:00 tek Muzeu Historik Kombëtar.

Varrimi do të bëhet në orën 16:00.

Njofim i Kryesisë së Komitetit Kombëtar:

“Sot, datë 06.04.2021, në orët e para të mëngjesit, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, pushoi së rrahuri zemra e shokut Rustem Shefqet Peçi!

Rustem Peçi ishte Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit! Shoku Rustem Peçi ishte ushtarak kariere i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë!

Shoku Rustem gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ. Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet! KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR”

?

Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 11,860 Votes)
PS (28%, 6,009 Votes)
Nuk do të votoj (9%, 1,893 Votes)
LSI (5%, 1,074 Votes)
Të tjera (4%, 871 Votes)

Total Voters: 21,707

 Loading …

/faxweb