Skip to content

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona

Legjenda argjentinase e futbollit dhe fituesi i Kupës së Botës 1986, Diego Maradona, ka ndërruar jetë pasi pësoi një sulm në zemër, sipas raportimeve në Argjentinë.

Ai ndërron jetë në moshën 60 vjeçare pas një arresti kardiak. Lajmi tronditës u raportua nga mediat argjentinase.

Mësohet se Maradona vdiq në shtëpinë e tij, ku ishte duke u rikuperuar nga operacioni serioz që kreu disa ditë më parë.

Maradona do të nderohet me një minutë heshtje përpara ndeshjeve që do të zhvillohen këtë të mërkurë në ligën e kampionëve.

Në vitin 1986, Maradona ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës, e cila për Maradonën ishte kulmi i karrierës.