Legjenda braziliane e futbollit, Pelle ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 82-vjeçare.

 

Pele vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, e cila i ka marrë jetën ditën e sotme.

 

Braziliani vuante nga kanceri i zorrës së trashë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar në javët e fundit, betejën me të cilën e humbi këtë të enjte.

 

Pele, mbreti brazilian i futbollit, i cili fitoi tre Kupa të Botës dhe u bë një nga figurat sportive më komanduese të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në spital, aty ku qëndronte u shtruar prej disa javësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re