Është ndarë nga jeta këtë të dielë Gerd Muller, një prej legjendave të futbollit gjerman. Muller ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare, i sëmurë prej kohësh nga Alzheimer

Muller i përket një brezi të artë të futbollit gjerman, një brez me të cilin shumë shqiptarë sportdashës janë rritur.

Para Messit e Ronaldos, ishte Muller ai që dominonte shumë prej rekordeve në Europë.

Në 427 ndeshje të Bundesligës, Muller shënoi 365 gola, fitoi 4 herë kampionatin, 4 kupa e 3 herë Kupën Europiane.

Për të mos harruar kampionatin botëror, ku Muller shënoi 68 gola me përfaqësuesen gjermane dhe ngriti kupën e botës në vitin 1974, në përballjen me Holandën (gjermanët fituan me rezultatin 2-1).

Bayern Munchen dhe të gjithë tifozët tanë mbajnë zi për Gerd Muller, i cili humbi jetën sot në mëngjes në moshën 75-vjeçare“,-shkruan ekipi i Bayern në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re