Ndahet nga jeta dramaturgu dhe regjisori i njohur Mihal Luarasi. Ai është shuar në moshën 88-vjeçare për arsye shëndetësore. “Intrige dhe dashuri” e Shilerit ishte drama e parë që regjisori vuri në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1954, e që prej asaj premiere u rendit në emrat më të mirë të regjisures.
 
Shfaqja u shfaq më shumë se 300 herë në 7 vite, por karriera e tij u ndërpre nga sistemi diktatorial pas festivalit të 11 të këngës. Luarasi u burgos për 8 vite e deri në vitin 90 punoi si bojaxhi. Teatrit dhe regjisë iu rikthye ne vitin 1995 për në Budapest, ku edhe emigroi. Dy vite më parë, publiku shijoi pengun e tij në të gjitha skenat teatrale në vend, dramën “Përjetësisht dashuria”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re