Skip to content

Ndahet nga jeta Mimika Luca, kush ishte ikona e kinematografisë shqiptare: Nga rolet e shquara te njohja me bashkëshortin, Ndrek Lucën

9f926481 c4f4 457e b415 a2cd8279728b

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur e skenës, Mimika Luca. Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i saj, Gjergj Luca, duke njoftuar se varrimi bëhet ditën e nesërme.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!”, ka shkruar ai krahas fotos së nënës.

331502941 959255318535525 685153751353507163 n

Kush ishte Mimika Luca?

Aktorja ikonike u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi, megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Screenshot 2 19 1

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.

vlcsnap 2020 04 16 02h34m11s058

Sa i përket marrëdhënies me bashkëshortin, Ndrek Luca, gjatë një interviste disa vite më parë, ajo u tregoi: “Jam njohur me Ndrekën që kur fillova të lahesha në pishinën e Teatrit Popullor. Pastaj, në atë kohë, as ne e as ata nuk linim pa parë asnjë shfaqe të njëri-tjetrit. Për mua ishte më i madhërishmi sepse e njihja nga interpretimet. M’u afrua disa herë aso kohe, më thoshte, është me ujë Selite pishina, do marrësh ndonjë të ftohtë se sa ke dalë nga provat…

Mimika Luca 1 681x389 1

Dashuria jonë nisi në oborrin e teatrit. Së pari nisi të fliste ai, të më jepte këshilla a të më bënte pyetje, sepse kuptohet që isha edhe tepër e vogël. Unë thosha me vete, ky njeri, që është kaq, i madh vjen (kishte ardhur një delegacion italian, i cili kishte thënë që pamë një Jago krejt të veçantë) dhe më flet mua! Në moshën 16- vjeçare, i kisha mbushur, unë u marrosa pas tij! Jo vetëm në skenë, por ai ishte aq i madh edhe në jetë. Vishte një pallto ushtarake që i dilnin fijet dhe mua kjo më dukej thjeshtësia më e madhërishme në botë.

Ndreka 700x525 1