Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini. Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziater në spitalin e Korçës.

Thoma Nini ishte prej themeluesve të degës së PD të Korçës dhe kreu i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD  zgjedhje lokale dhe ato parlamentare.

Pas vitit 2006 Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik, detyrë të cilën e mbajti për 4 vite.

Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re