Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktor i mirënjohur i skenës shqiptare, Paulin Preka.

“Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran ndërroi jetë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi.

Paulin Preka lindi në Shkodër, më 2 shkurt të vitit 1935. Ai hodhi hapat e parë, i prirur nga talenti i tij për të shkruar biografinë e tij artistike, e cila vite më vonë do ta radhiste në brezin e artë të aktorëve që krijuan një plejadë të papërsëritshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re