Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare mjeshtri i polifonisë labe, Lefter Çipa, një ndër poetët më të shquar në vitet 1970-2008.

Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi. Ndër librat më të qarkulluar të këtij autori me poezi janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, ” Flet princi i polifonise”, ” Engjej te polifonise”, ” Vij nga drita”, “Endrra neper duar”, ” Njerez me drite” etj.

Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.

Eshte nderuar me çmime dhe dekorata, nder te cilat me me te larten “Nderi i Kombit”.

Ceremonia mortore zhvillohet këtë të enjte në oren 15:00, në vendlindjen e tij në Pilur.

“Duke respektuar protokollet e pandemise japim mirekuptim per çdo te aferm e miq te babait tone per mosprezencen ne ritin e percjelljes. Pritja per ngushellime behet ne shtepine tone ne lagjen Stefanel, Himare”, shkruan familja e të ndjerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re