Mjekja specialiste Eni Doko është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg, ku përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani. Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë shkaku që i ka marrë jetë mjekes Doko.

Statusi i plotë i Dollenberg: Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.

Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona.

Ndërkohë një i afërm i mjekes shkruan: Nje humbje e madhe te dashur miq, largohet nga kjo jete aksidentalisht vajza e dajes, motra jone Eni Doko,shpirti jot u preht ne parajse engjelli jone,ti do te rrosh perhere ne zemrat tona, Lamtumire!

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re