Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur, Petrit Ruka. Lajmin e trishtë e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e Rukës.

 

Poeti vuante prej një viti nga një sëmundje në zemër.

 

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike.

 

Në vitin 1976 deri në 1984, ai ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.

 

Ai e ka theksuar shpesh ndikimin e fëmijërisë në poezinë e tij, duke na lënë hapësirë të përfytyrojmë fëmijën e zgjedhur nga poezia, atje në një fshat të Tepelenës, të zymtë, të ftohtë, gri nga gurët e shtëpive dhe të zi nga rrobat e grave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re