Eshtë ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e
trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin
e saj në Facebook.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije
Pagarushe”, ka shkruar ndërkohë një familjare e saj.

Nexhmije Pagarusha (Pagarushë, 7 maj 1933) ishtë një këngëtare dhe aktore shqiptare, e mbajtur si mbretëresha e muzikës shqiptare.

Biografia

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa
që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për
interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Nexhmije
Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Në
Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e
tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë
muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit
edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj.
Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit
Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës
klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit etj. Ky
koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët
teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq,
nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara
nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me
rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150
këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri,
Bullgari, Izrael etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984 pas një
koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me
këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi
të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”.  Aktualisht është këshilltare e lartë për
muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Veprat muzikore

Disa nga këngët e saj: “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora
testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, ”Ke selvitë”, “Ç’u
ngrit lulja në mëngjes”, “Çil njat zemër plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një
lule”, “Zambaku i Prizrenit”.

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore: “Dasma e përgjakur”,
(1967), “Jugovizioni” (1973), “Gëzuar viti i ri” (1976), “E kafshoja terrin”
(1977), “I ikuri”. (1980), “Tre vetë kapërcejnë malin” (1981), “Lepuri me pesë
këmbë”, “Fluturimi i Micakut”, “Daullet e të çmendurve”, “Rexha i nënës në
grazhd të kalit”, “Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997).

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=On0LE4zyGIE?feature=oembed&w=640&h=360]

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re