Skip to content

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD në Dibër, ja mesazhi i ngushëllimit nga Sali Berisha

Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej themeluesve të degës së Partisë Demokratike në Dibër, Bexhet Shehu.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ngushëllon familjarët dhe të afërmit e Shehut, i cili ka qenë edhe një ish-futbollist dhe trajner i shquar i Korabit, i vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Peshkopisë” dhe “Mjeshtër i Sportit”.

Mesazh ngushellimi!
Te dashur miq, Bexhet Shehu njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Dibres dhe qeveritar vendor i saj ish futbollisti i talentuar i Korabit dhe Dinamos trajnieri i shquar e Korabit, prindi dhe qytetari shembullor nderi i Qytetit te Peshkopise dhe Mjeshtri i Sportit mbylli syte pergjithmone!

Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen me te thelle per kujtimin dhe vepren e tij ju percjelll ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve e te afermve dhe mbare komunitetit dibran per kete humbje te dhimbshme dhe lutem qe shpirti i mire i te ndjerit Bexhet Shehu te gjeje paqen e merituar. Amin! sb

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb