Ndahet nga jeta Doktor Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Ai kishte disa kohe që luftonte me një sëmundje të rënde.

Familjarët e tij kanë konfiermuar këtë të mërkurë lajmin e ndarjes nga jeta të të shtrenjtit të tyre, mjekut Shahin Kadare.

Ai është një nga të parët doktor të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Shahin Kadare është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve.

Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Kadare gjithashtu është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Për disa vite, pas 1997 ai sherbeu si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërisht profesionit të mjekut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re