Xhezair Dafa (1940-2020). Regjisor filmi. Lindi ne Borsh, Sarande, me 24 janar. Pas mbarimit te shkolles se larte per aktore “Aleksander Moisiu” (1965) u emerua si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e Re”.

Filmi i tij i pare dokumentar si regjisor i pavarur ishte Kujdes, dhe me pas vijoi me 24 te tille, nder te cilet spikatin ata me teme bregdetin: Perla e Jugut, Blerim ne bregdet, Bleron kjo lulja e jonit etj.

Perpos fiksimit te bukurive qe jepnin pamjet nga riviera jugore e Shqiperise, bie ne sy edhe trajtimi i kuadrit, lirika dhe poezia, sikurse edhe harmonizimi i ngjyrave dhe drites ne funksion te tekstit.

Filmi i pare artistik i tij i metrazhit te shkurter ishte kinokomedia Odiseja e tifozeve (1972), me skenar te Skender Plasarit*, me te cilin dy vjet me vone realizon edhe filmin e dyte, po te metrazhit to shkurter, Duke kerkuar 5-oreshin.

Prirja ndaj komikes u vu re qysh ne filmin e tij dokumentar Kujdes dhe u zhvillua brenda nje qasjeje farseske, me elementet e shpeshta te groteskut, te pantomimes dhe te farses ne filmat e mesiperm.

Xh. Dafa xhiroi edhe filma te kahut epik, dramatike e heroike sikurse qene: Udhetim i veshtire (1977, bashkeregjisor me P. Llanaj), Keshilltaret (1979), Intendenti (1980).

Te Keshilltaret, si filmi me i mire i tij, ai rreket te paraqese brenda nje strukture dramaturgjike te permbledhur, aktin heroik e vetemohues te nje grupi fshataresh perballe alternatives se pushkatimit nga gjermanet, packa se ndonjehere, vecanerisht ne finale zoterojne tonet patetike.Filmi eshte shfaqur edhe ne Festivalin Nderkombetar te Selanikut, me 1980.

Filma te tjere dokumentare: Qyteze e re, njerez te rinj; Urbanistika e fshatit, Me alpinistet e vegjel, Leter nga Komani, Rritja e peshkut, Perballe nje dimri te ashper, Po lufton Idriz Seferi, Vizita e Perez de Kuelar ne Shqiperi etj.

Xhezair Dafa ka qene edhe asistent/regjisori ne disa filma si; “Komisari i drites”; “Ngadhnjim mbi vdekjen”; “Njesiti gueril”; “Plage te vjetra”.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re