Ndahet nga jeta në moshën 71 vjec studiuesi dhe shkrimtari i njohur Moikom Zeqo.Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Për vite me radhë nga 1971 deri në 1990 punoi si mësues dhe specialist pranë Akadëmisë së Shkencace  ndërsa më pas në 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.Moikom Zeqo mbante titullin Doktor i Shkencave dhe ishte nderuar me Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Zeqo është autor I mbi 60 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Moikom Zeqo do të mbahet mend si  një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re