Skip to content

Ndahet nga jeta themeluesi i Microsoft

Paul G. Allen, i cili ishte bashkë-themeluesi i Microsoft me mikun e tij të fëmijërisë, Bill Gates, , vdiq të hënën në moshën 65 vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua nga kompania e tij, Vulcan Inc.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë ku luftoi disa herë kundër saj.

Më parë këtë muaj Allen njoftoi se Limfoma e jo Hodgkin-it, për të cilën u trajtua në vitin 2009, ishte kthyer dhe ai kishte planifikuar të luftonte atë përfundimisht në mënyrë agresive.

“Ndërsa shumica e dinin Paul Allen si teknolog dhe filantrop, për ne ai ishte një vëlla shumë i dashur, xhaxha dhe një mik i jashtëzakonshëm”, tha motra e tij, Jody Allen, në një deklaratë.