Figura historike e PASOK-ut, Theodhoros Pangalos, me karrierë të gjatë në historinë politike të Greqisë u nda nga jeta paraditen e kësaj të mërkure në moshën 84-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, përmes llogarisë së tij në Twitter.

 

Theodoros Pangalos u zgjodh për herë të parë deputet i PASOK-ut në 1981, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2012.

 

Gjatë viteve ai ka mbajtur disa poste të larta si zëvendësministër i Tregtisë, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe përfaqësues i parlamentit grek në Këshillin e Evropës.

 

Më 6 tetor 2009 Pangalos u betua si zëvendëskryeministër dhe e mbajti detyrën deri në maj 2012.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re