Çmimi Nobel për Mjekësi i është ndarë tre shkencëtarëve “për zbulimin e mekanizmit molekular i cili kontrollon ritmin e qarkullimit (circadian rhythm)”, të orës biologjike.
Puna e tyre ka ndihmuar në përndritjen e një prej mistereve të jetës së njeriut: Pse kemi nevojë për gjumë dhe si ndodhë kjo, shkruan The Independent./g.sh/
Jeffrey C Hall, Michael Rosbash dhe Michael Ë Young, kanë pranuar bashkë çmimin për zbulimin e misterit se si jeta përcakton kohën dhe e bënë ndryshimin duke u varur në lëvizjet e diellit.
Ritmi i ‘circadian’ është mënyra se si trupi i njeriut e rregullon vetveten me kalimin e ditës dhe ky proces ndikon në gjumin, sjelljen tonë, nivelin e hormoneve, temperaturën e trupit dhe metabolizimin.
Kjo tregon se si njerëzit me çrregullime të gjumit, si përshembull ata që vuajnë nga insomnia, janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar se të gjitha llojet e jetës në tokë, nga bimët tek njeriu, rregullojnë orën e trupit duke përdorur diellin, me një lloj teknologjie speciale në trupin e tyre.
Studiuesit “ishin në gjendje të shikojnë brenda orës biologjike dhe të sqarojnë veprimet e saj të brendshme”, thuhet në deklaratën e Nobelit.
“Zbulimet shpjegojnë se si bimët, kafshët dhe njerëzit përshtatin ritmin e tyre biologjik, i cili është i sinkronizuar me ndryshimet e tokës”, thuhet tutje.
Tre shkencëtarët do të shpërblehen me 1 milion euro për punën e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re