Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme me ministrin e Jashtëm hungarez Péter Szijjártó. Në përfundim të takimit kryedemokrati u shpreh se i shprehu mirënjohjen përfaqësuesit të vendit mik për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në procest integruese.

Gjithashtu Basha theksoi se i garantoi ministrit Péter Szijjártó se pas 25 Prillit Shqipëria me qeverisjen e re të kryesuar nga PD do të hapë negociatat dhe do të përmirësojë klimën e biznesit.

“Takova zotin ministër të Jashtëm të Hungarisë në selinë e PD, të një vendi mik, që ndajmë miqësi që nga koha e Skënderbeut. Shpreha mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro, për shkak të kryeministrit në ikje, Edi Rama, i cili ka vënë interesat e veta mbi ato të shqiptarëve.

E garantova ministrin se pas 25 prillit do të kemi një erë të re, për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit drejt BE, duke nisur me plotësimin e kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Nga 3 u bënë 5 dhe më pas 9 kushte për BE. I garantova se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i integrimit europian do të jetë një sukses. Pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”, tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re