Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës.

 

 

Amerikano-latinët mposhtën 3 me 0 Kroacinë shumë më lehtë sesa ishte parashikuar. E gjitha për meritë të një jashtëtokësori si Leo Messi dhe një talenti si Alvarez.

 

 

I pari thjesht i jashtëzakonshëm, lider i padiskutueshëm i Argjentinës. Shënoi golin e parë me 11-metërsh në minutën e 34, ishte frymëzimi i lojës së ekipit të tij me driblime dehesë, dhe çmendi mbrojtjen kroate, sidomos gjigandin Gvardiol me disa lëvizje magjike në minutën e 69 që u pasuan me asistin e golit për Alvarez. Ky i fundit meriton notën “10” për cinizmin e madh para portës kundërshtare.

 

 

Sulmuesi u Manchester City shënoi në minutat 39 dhe 69. Kaq mjafton për të përkufizuar këtë ndeshje që nuk pati shumë histori. Shpirti, dëshira, talenti dhe eksperienca kroate nuk mjaftoi para makinerisë perfekte të trajnerit Skaloni. Ballkanasit megjithatë duhen duartrokitur si gjysmëfinalistë te Boterorit, ndonese mbeten ende në kompeticion ne duelin për vendin e tretë. Ndërsa Messi dhe Argjentina presin me qetësi rivalin e finales që do të dalë nga cifti France-Marok. E megjithatë tani për tani, populli argjentinës mund të festojë…Albicelestët janë ë finale për herë të 6 në histori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re