Të gjithë ata që, pasi flinin në një hotel, u pëlqente të përdornin apo dhe të merrnin që aty produkte të vogla tualeti të hotelit – si shampoo, pastë dhëmbësh apo krem trupi – do të largohen duarbosh në të ardhmen, sepse Komisioni i BE-së ka vendosur t’i ndalojë hotelet të përdorin minitualetin.

Arsyeja është lufta kundër mbeturinave, pjesë e së cilës, në një të ardhme të afërt, hoteleve do t’u ndalohet të lënë mini-pako me produkte tualeti në banjë për mysafirët, të cilat shumë i marrin në shtëpi si suvenire.

Kjo nuk do të thotë që hotelet nuk do të jenë më në gjendje t’u ofrojnë mysafirëve produkte tualeti, por ato do të duhet të paketohen në paketim të ripërdorshëm që nuk do të mund të merret në shtëpi, por ajo që është shumë më e rëndësishme – që nuk do të hidhet pas klienti.

Ky propozim është pjesë e Planit të Gjelbër të BE-së, me të cilin komuniteti planifikon të bëhet “neutral klimatik” deri në vitin 2050.

Sipas të dhënave të tyre, çdo banor në Evropë aktualisht gjeneron pothuajse 180 kilogramë mbetje plastike në vit dhe ambalazhet në përgjithësi përbëjnë pothuajse 40 për qind të të gjithë mbetjeve plastike dhe 50 për qind të mbetjeve të letrës në Union.

Nëse nuk bëhet asgjë, supozohet se sasia e mbeturinave të ambalazheve plastike do të rritet në 46 për qind deri në vitin 2030.

Ky propozim duhet të marrë ende mbështetjen e Parlamentit të BE-së, përpara të cilit vendimi nuk mund të hyjë në fuqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re