Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, për parandalimin e  ngjarjeve kriminale, ku janë arrestuar edhe disa persona.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri thotë se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Balla u ndal edhe tek operacionet e zhvilluara te dielën, ku përgëzoi policine e Mirditës për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë,  Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër,  Korçë  dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, shkruan ministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re