Një ditë pas ndalimit të anijes “ENVI 1” me një ekuipazh prej 8 personash, mes të cilëve dhe pesë shqiptarë, në portin “Zawya” në Libi, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
 
Në një njoftim për mediat MPJ njofton se “ka  marre te gjitha kontaktet e mundshme dhe janë bërë ndërhyrjet  tek autoritetet libaneze”.
MEPJ ka  marre te gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bere intervenimet tek libianet. Po e ndjekim intensivisht situatën.  Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyre. Marinarët ndodhen ne anije dhe jemi siguruar qe s kane asnjë problem shqetësues. – thuhet në njoftimin e MPJ-së.
 
Anija me ekuipazh shqiptar e malazeze po mbahet e bllokuar në port, pasi ka dyshime për transport ilegal të materialeve të ndërtimit dhe thasëve me rërë. Rasti në fjalë u bë publik një ditë më parë përmes një postimi të ish kryeministrit Berisha në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re