Inxhinieri Arben Meçe ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” ku ka folur lidhur me vendimin e bashkisë së Tiranës, për ndalimin e betoniereve gjatë ditës.

 

Meçe theksoi se kjo vendimmarrje bllokon totalisht procesin e ndërtimit në Tiranë. Sipas tij, çdo lloj vendimmarje që duhet të marrë bashkia, duhet të jetë në mënyrë të padiskutueshme në ballafaqim dhe diskutim me grupet e interest.

 

“Është detyrë e Bashkisë që të administrojë qarkullimin. Ajo bën të gjitha përpjektejt për të përmirësuar cilësinë e trafikut në rrugë. Duhet të marrë një masë, por sesi merret masa është problem. Bllokimi do të bëhet duke pasur parasysh të gjithë paketën e interesave. Çdo lloj vendimmarje që duhet të marrë bashkia, natyrisht kur ndeshet me grupe interesi duhet të jetë në mënyrë të padiskutueshme në ballafaqim dhe diskutim me ta. Nuk mund te merren në mënyrë të një anshme”, tha Meçe.

 

Ai theksoi se ky vendim do të sjellë një konflikt midis bashkisë dhe shoqatës së ndërtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re