Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas urdhrit të dhënë Gardës së Republikës për të mos lejuar deputetët e opozitës në Kuvend.

Në reagimin e tij, Balliu akuzon kryeministrin Rama s me këtë qëndrim po i kthen Enver Hoxhës godinën e Komitetit Qendror.

Sipas tij “ai nuk njeh gjuhen e dialogut apo armët qe ofron demokracia, ndaj me te duhet te flitet me gjuhen qe njeh çdo regjim”.

Statusi i Klevis Balliu

Rama i kthen Enver Hoxhës godinën e Komitetit Qendror. Vdekja e pluralizmit fillon, me asgjësimin e institucioneve. Kryesia e Kuvendit pa deputete është vetëm një godinë, aty qëndronte dhe Enver Hoxha dikur, ndryshimi ne demokraci është qe sot aty punojnë deputete të zgjedhur.

Përballja frontale me Ramën është jetike për stabilitetin e demokracisë. Patjetër ai nuk njeh gjuhen e dialogut apo armët qe ofron demokracia, ndaj me te duhet te flitet me gjuhen qe njeh çdo regjim. Gjuha e protestës frontale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re