Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me ndalimin e këshilltarit të tij, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe.

 

Në reagimin e tij Haradinaj është shprehur se ky ndalim dëshmon qartë për metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe karshi qytetarëve të Kosovës.

 

Përmes një postimi në profiling e tij në Facebook, ai ka ftuar Brukselin zyrtar që të adresojë sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se ky agresion nuk i ndihmon normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

 

“Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës. Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re