Këta janë disa prej qytetarëve që po shfrytëzojnë minutat e fundit para se ora të shënojë 18:00 në Tiranë, çka nënkupton dhe ndalimin e lëvizjes

Dita e dytë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas këtij orari duket se ka sjellë më shumë ndërgjegjësim, nisur edhe nga gjobat që parashikohen në Aktin Normativ.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=W9Ywzwx9n7U?feature=oembed&w=1200&h=675]

Kamera e ABC News bëri një shëtitje në disa prej rrugëve të kryeqytetit gjatë orëve të mbrëmjes dhe siç vihet re dominon heshtja.

Patrullat e Policisë nuk mungojnë nëpër rrugë, ku shpesh këshillojnë edhe drejtuesit e automjeteve për masat e reja të lëvizjeve.

Tek 21 dhjetori shohim tek-tuk ndonjë automjet apo dhe urbanin e Kombinatit që shërben për personelin mjekësor.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, qeveria miratoi Aktin Normativ që ndalon lëvizjen e këmbësorëve, të personave me  biçikletë apo ciklomotor pas orës 18:00 dhe nëse thyejnë rregullat ndëshkohen me gjoba nga 10 deri në 20 mijë lekë të reja./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re