Pas polemikave ditën e djeshme, duket se mes Federatës Spanjolle të Futbollit dhe asaj të Kosovës, janë ulur tonet dhe është garantuar mbarëvajtja e ndeshjes si në Sevilla, ashtu edhe në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Agim Ademi ka marrë një telefonatë nga Federata spanjolle e futbollit.

Krerët më të lartë të futbollit iberik shprehën keqardhje për të gjitha lajmet e publikuara dhe konfirmuan se ndeshja Spanjë- Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare. Sipas “El Confidencial” Spanja është tërhequr nga pretendimet e saj duke pranuar që të shpaloset flamuri dhe të vihet himni.

Kjo pasi sporti nuk duhet të përfshihet me politikën teksa Kosova është e njohur me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.  Në rast se do të kishte sërish një refuzim nga ana e tyre, atëherë mund të vinte një dënim nga “Qeveria e futbollit”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re