Përveç të tjerave, seanca e së enjtes në Kuvend pati edhe një debat për gjuhën seksiste. Shkak u bë një deklaratë e deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj që i konsideroi ministret në qeveri si “çupëlina”.

Në krah të Xhaferajt ka dalë, kolegia e tij Grida Duma që shpesh ankohet për gjuhë seksiste në politikën shqiptare. Ajo tha se Xhaferri hyn tek deputetët xhentilë.

“Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, – tha deputetja në ABC.

Duma tha se skandaloze ishte deklarata e Berishës i cili tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”.

“Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha “ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu” dhe nuk reagoi askush. Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”, – tha Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re